Molliqaj: LDK-ja dhe Nisma po e pengojnë koalicion opozitar - NACIONALE

Molliqaj: LDK-ja dhe Nisma po e pengojnë koalicion opozitar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, e ka kritikuar sjelljet e LDK-së dhe Nismës Socialdemokrate pas zgjedhjeve.

Ai ka bërë me dije se këto dy subjekte politike po e pengojnë krijimin e një koalicioni opozitar, i cili do të mund të krijonte qeverinë e re.

Në emisionin FIVE të Dukagjinit, ai ka vlerësua se tani për tani zgjedhja më e duhur për Kosovën është krijimi i një qeveria nga opozita.

“Penguesi kryesor aktual i mos ndërtimit të një koalicioni opozitar është LDK-ja. Pastaj është Nisma. Mund të na del gjatë rrugës edhe AAK ose PDK-ja. Aktualisht janë këto dyja. Unë nuk jam me opozitën, bile bile, qysh edhe dini gjatë fushatës filluan të na akuzojnë që jemi me pushtetin. Ama në momentin ku jemi, zgjidhja më e duhur është krijimi i qeverisë nga paritë e djeshme opozitare”, është shprehur i pari i PSD-së.

Lajme të ngjashme