Molliqaj e komenton Zajednicën, Dejona Mihalin, Mefin e Ferajn; rrëfen propozimin e Elvis Hoxhës kundër Kurtin - NACIONALE

Molliqaj e komenton Zajednicën, Dejona Mihalin, Mefin e Ferajn; rrëfen propozimin e Elvis Hoxhës kundër Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, është i ftuari i radhës në Intervistën e Buzhalës që po transmetohet aktualisht në Radio Televizionin 21, me fillim nga ora 21:00.

Tema kryesore do të jetë Marrëveshja e Ohrit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtii dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Gazetari Berat Buzhala intervistën e fillon duke transmetuar një video ku muaj më parë Molliqaj kishte thënë se Kurti do ta pranojë marrëveshjen.

Atë kohë, pushtetarët e nivelit të lartë “nxirrnin” zjarr nga goja duke thënë se Asocacioni nuk do të bëhet (as asi as kësi).

Kjo marrëveshje e arritur, nga pikëpamja e Molliqajt paraqet diçka më shumë se Asociacion, apo siç e quan i pari i PSD-së, Asociacion plus.

Sipas tij, ky ‘plus’ në Zajednicë erdhi si rezultat i politikave të gabuara që Kurti i bëri në veri, duke mos i dëgjuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Por, në sytë e eksponentëve të Vetëvendosjes, kjo marrëveshje nuk nënkupton themelimin e Asociacionit, apo Zajednicës, siç e quante VV-ja dikur.

Sipas Dejona Mihalit, Mefail Bajqinovcit, Fitore Pacollit, Hysamedin Ferajt... e të tjerëve, Kurti arriti të nxjerrë një “vetëmenaxhim” të serbëve.

Me ironi dhe satirë, Molliqaj i komenton shkrimet këtyre më lartë të cilët, sipas tij, po tentojnë ta nxjerrin Kurtin nga balta.

E derisa Molliqaj i komentonte këta, nuk hezitoi të rrëfejë një rast gjatë kohës kur veçse kishte filluar prishja e raporteve me Kurtin.

Molliqaj tregoi se si një natë në Shqipëri, në banesën e Elvsi Hoxhës, kishin diskutuar me Boiken Abazin e Dejona Mihalin se si duhej të ndalej Albin Kurti.

Molliqaj gjatë intervistës ftoi edhe gazetarin Berat Buzhala njëjtë siç ka ftuar edhe opozitën që t’i bashkohet protestës që po organizon subjekti i tij politik ditën e shtunë më 25 mars, kundër Zajednicës.

Lajme të ngjashme