Moderatorja e RTK-së që e lexoi sulmin ndaj medies: Më ka shkaktuar shqetësim në ndërgjegjën time - NACIONALE

Moderatorja e RTK-së që e lexoi sulmin ndaj medies: Më ka shkaktuar shqetësim në ndërgjegjën time

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Alketa Gashi-Fazliu, moderator në RTK, ka reaguar për raportimin e mbrëmshëm në edicionin e lajmeve në RTK ndaj Nacionales dhe Periskopit, që gjerësisht po llogaritet si një sulm ndaj medies.

Në shkrimin e saj, moderatorja Fazliu, që e lexoi lajmin mbrëmë, ka theksuar se ka ndjerë shqetësim në ndërgjegjën e saj.

“Reagimet e shumta ndaj lajmit të lexuar, në datën 22.07.2024 në orën 19:34 në edicionin qendror, natyrisht më kanë shkaktuar në ndërgjegjen time dhe veçanërisht atë profesionale, shqetësim dhe ndjeshmëri të lartë” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme