Mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti II: Tahiri jep detaje për bisedimet me partitë e tjera - NACIONALE

Mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti II: Tahiri jep detaje për bisedimet me partitë e tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë është deklaruar lidhur me mocionin e iniciuar për rrëzimin e qeverisë.

Tahiri tha se janë në diskutim me dy partitë tjera opozitare.

“Mocionin e kemi nis e kemi përpiluar, do të jetë në diskutim me dy partitë opozitare për ti dhënë komentet e tyre. Do të shohim se kur do të vendoset”, tha ai.

Ai ka thënë se Lista Serbe e as Vuçiqi nuk mund ta kushtëzojnë Kosovën.

“Lista Serbe nuk është në pozicion të kushtëzoj Kosovën, e as Vuçiqi. Ne kemi shtet dhe institucione”, tha Tahiri.

Ndryshe, seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të enjten.

Lajme të ngjashme