Mjeku i Spitalit të Pejës rrahu punëtorin, perplasja nisi për orar - NACIONALE

Mjeku i Spitalit të Pejës rrahu punëtorin, perplasja nisi për orar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një mjek i cili punon në spitalin e Pejës gjatë ditës së hënë rreth orës 13:44 dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një punëtor nga ky spital. Burime të Nacionales brenda spitalit thonë se zënka nisi për shkak të orarit të punës në mes të mjekut e punëtorit të spitalit.

Për rastin për Nacionalen kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhur dhe e ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”, ka thënë Fadil Gashi nga Policia e Kosovës.

E Nacionale tutje merr vesh se mjeku që dyshohet se sulmoi punëtorin, është doktori Besnik Ibraj. Por i njëjti kontaktuar nga Nacionale, ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Nuk është e vërtetë. Nuk e di se nga jeni informu mirëpo nuk gjë nuk qëndron”, i tha Ibraj gazetës.

Plotësuar/ Nga Spitali i Pejës e mohojnë rrahjen.

Megjithkëtë nga Spitali Rajonal i Pejës e kanë mohuar se ka ndodhur në përplasje fizike në mes të punonjsve të spitalit. Por e pranojnë se ka pasur mosmarrëvesje verbale.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka konfirmim se ka ndodh ndonjë konflikt mes Personelit tonë, por NE kemi konfirmim nga Menagjmenti i Emergjencës se ka pas mosmarrëveshje verbale për shkak të mos respektimit të orarit të punës nga punëtori. Kjo mosmarrëveshje verbale është duke u trajtuar brenda organeve të Institucionit tonë”, thuhet në reagim.

Skandali në spitalin e Pejës:

E në Spitalin e Pejës javë më parë ndodhi edhe një skandal tjetër. Atje trupi i një foshnje u fut në lavatriqen e spitalit. Duke u bërë kështu ky rast ndër më të rëndit që ka ndodhur në spitalet kosovare.

Si rrjedhojë, pas këtij rasti, Spitali i Pejës, ka njoftuar se ka suspenduar disa zyrtarë, punonjës, të këtij spitali.

“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatëzën e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhoj ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit. Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njëren anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast.”, u tha nga Spitali i Pejës.

Ndërkaq për këtë rast kanë reaguar politikanë e qytetarë. Ata kanë akuzuar Qeverinë Kurti pasi sektori i shëndetësisë u la një kohë të gjatë pa ministër.

Lajme të ngjashme