Mitrovicë Veriore: Persona te panjohur i largojnë shiritat në një objekt ku ishin ndaluar punimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën Veriore janë larguar shiritat që ishin vendosur për ndalimi e punimeve në një objekt.
Në raport thuhet se gjatë inspektimin është vërejtur se të dyshuar të pa identifikuar kishin hequr shiritat-vulat zyrtare, por nuk kishin zhvilluar punime tjera
Raporti i plotë:
HEQJE APO DËMTIM I VULAVE ZYRTARE
Mitrovicë Veri / 10-17.07.2024 - NN. Lidhur me rastin inspektorët kompetent kishin vendosur disa shirita për ndalimin e zhvillimit të disa punimeve në një objekt, ndërsa më 17.07.2024 gjatë inspektimin është vërejtur se të dyshuar të pa identifikuar kishin hequr shiritat-vulat zyrtare, por nuk kishin zhvilluar punime tjera. Shiritat dhe vulat janë rivendosur në vendin e cekur. Rasti është duke u hetuar.