Miti që Albin Kurti e ushqen përmes Mefave, Dimalave, Mimozave e Martinëve - NACIONALE

Miti që Albin Kurti e ushqen përmes Mefave, Dimalave, Mimozave e Martinëve

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Paramendoni sikur është viti 2017 dhe do të ishit në kuiz te Besim Dina, edhe iu kish ra pyetja, në vitin 2024 kanë me u bë bashkë rreth të njëjtit lider, në një aleancë të përbashkët, me një kauzë të përbashkët këto figura publike Mimoza Kusari, Agim Bahtiri, Dimal Basha, Mef Bajqinovci, Tomë Gashi, Donika Gërvalla, Armend Muja, Martin Berisha.

Pyetja është: rreth cilit lider kishit mendu që janë bë bashkë këta?

Qitne dorën në zemër dhe pranojeni nëse dikush iu kish thënë rreth Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit, Isa Mustafës, Partisë Demokristiane, Goran Rakiqit dhe Albin Kurtit.

Të fundit që do ta nënvizonit, do të ishte Albin Kurti. Edhe Goran Rakiqin do ta nënvizonit para Albin Kurtit.

Se ka qenë një bindje në atë kohë, që Albin Kurti Lufton kundër budallenjëve, a po?

Kund më shumë për kokë banori se këtu nuk gjen më shumë budallenj.

Një herë kishit mendu se janë bë bashkë rreth Pacollit sepse shumica prej tyre e kanë profilin për AKR, e dy prej tyre kanë qenë edhe nënkryetarë të AKR-së, Mimoza dhe Agimi. Edhe Armend Muja si sekser që ka qenë, do të thonit: në AKR ka shku.

Mandej, do të thonit, ndoshta kanë shku me Hashim Thaçin, për shkak të Tomës dhe Armendit.

Mandej, do të thonit, kanë shku në LDK, se qenkan ndreq mes vete Donika me Isa Mustafën dhe LDK duket si njëfarë kishe apo xhamie që i lë krejt Brenda.

Mefin e Dimalin do të mund t’i akomodonit kudo që doni. A e njihni dikë që do të thoshte: Mefin s’mund ta paramendoj në LDK, në PDK, në Nisma apo në AAK.

Tek e fundit, Mefi ka qenë shok i ngushtë i Aleksandër Lumezit, Lumezin që Albin Kurti e bënte për pesë pare.

Shumica prej tyre, që janë violina e parë e dytë apo tretë nëpër studio televizive, para disa vitesh nuk kanë lënë gjë pa thënë për Albin Kurtin, e kemi përmend shpesh.

E kanë krahasu me diktatorin Enver Hoxha, Donika Gërvalla.

Pra ky grup njerëzish me qëndrimet e tyre politike, ma netural kanë qenë ndaj Listës Serbe sesa ndaj Vetëvendosjes.

Qysh erdhi puna që këta llaskuca, mediokër, këta – që do të thonte Arbër Ramadani gazetari i Nacionales – këta kurrkush hiça, me qenë edhe këmbësoria, edhe flota ajrore e detare e Albin Kurtit.

Këta flasin në Kuvend, në qeveri, në studio televizive, në diaspore, në të pame, në dasëm, kudo - këta janë zëri i Albin Kurtit.

E përmenda vitin 2017, viti kur LVV u nda me PSD-në.

Çka ndodhi?

LVV-së i mbeti populli dhe budallaku kurse truni i ekspertëve shkoi me PSD-në.

Me Mefin, Armendin, Mimozën, Agimin, Tomën, Donikën, Albini më shumë i ka poshtëru ata pak militantë që i kanë mbetë po që kurrqysh as masi që i ka përdorë kundër Dardan Molliqajt dhe të tjerëve, nuk i ka ofru, por i ka mbajtë larg vetëm me i shërby.

Te paratë e ka lënë Martinin.

Më aktivizimin e Mefit dhe frontmenave të tjerë, zgjidhja e Albinit është e menduar dyfish, retroaktivisht dhe proaktivisht. Ai po e ushqen mitin që ai vdes për këtë mit.

E ky mit është: Albini është më i miri, s’ka më të mirë, po kurrë nuk pati njerëz të hajrit afër vetes.

Ndërkohë, teoria më e pranuar është se ne nuk jemi kurrkush tjetër, përveç rrethi i njerëzve që na rrethojnë ne.

Secili prej neve mundet t’i fshehë për shembull pjesë nga karakteri i vetë, por kurrsesi s’mund ta fshehim karakterin e njerëzve që na rrethojnë.

Për fatin tonë të keq, sot e kësaj dite, deri diku, po vazhdon të ushqehet ky mit si havëll.

Me Mefat e tjerë, Albini retroaktivisht, po i sulmon ish-shokët me mesazhin: shikoni, me këta ju sulmoj unë juve.

Proaktivisht po i sulmon këta coftanët e mbetur, se ju duhet të gjallnoni pak, që baba me iu mbajtë afër.

Edhe Mefi edhe shumica e të përmendurve, kanë hipoteka sepse në një moment apo tjetër, e kanë sha Albin Kurtin dhe VV-në.

Prandaj këta janë të përdorshëm, meqë kanë hipoteka.

Këta e shkurtojnë dorën, veshin, gjuhën. Këta hyjnë në zjarr vetëm që ta bindin Albinin që atë që kanë thënë për të, s’kanë qenë normal.

Këtë e ka thënë Mimoza.

Këta janë në gjendje për sakrificë njerëzore, iu shtjerret zëri nëpër studio televizive, ata nuk iu folin publikut.

Ata folin vetëm me një palë veshë: ishalla këto që po i themi, i shkojnë në vesh Albin Kurtit.

Ata duan ta dinë vetëm që Albini është bindur që krejt çka ka dëgju Albini prej tyre përpara, nuk është e vërtetë.

Sikur do sekte religjioze që e rrahin veten.

Largimi i gardistëve të vjetër plus FER-istëve, mund të interpretohet ndryshe-ndryshe, sikur asnjëra palë nuk kanë qenë të sinqertë.

Por, largimi sidomos i të parëve, edhe nëse nuk e ka parandalu fuqizimin e Albinit dhe ardhjen e tij në pushtet, e kanë bë të duket si palaço.

Ky po doket keq. Për një njeri që ka integritet personal, të shkolluar, që mund të gjallnojë vetë pa ndihmën e pushtetit.

Është kryepalaço, njeriu që iu gjuan copa të kuqe, mish në kuptimin metaforik të fjalës. Ua lëshon muzikën që militantët kanë dëshirë ta dëgjojnë.

Por, imagjinojeni një qeveri të VV ku ministra do të mund të ishin: Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani, Dardan Molliqaj e të tjerë.

Po e vërtetë se plot prej tyre kanë kapital profesional dhe teknokratik, ama arrogance, poshtërsia e toksiciteti i pushtetit do të ishin morbid e vrastar nëse këta do të ishin pjesë e qeverisjes së Vetëvendosjes së bashkuar.

Domethënë, bash na e kishin ** nanën.

Kurse këta që i janë bashku VV-së, kur prej tyre ka migru truni, njihen në literaturë si ‘idiotë të dobishëm’ ose ‘entuziastë mendjelehtë’.

Shprehje kjo që i mveshet Leninit, edhe pse nuk ka ndonjë fakt që e ka thënë i pari.

Ky fenomen është shtri në çdo fazë të historisë e më së shumti gjatë Luftës sq Ftohtë.

Kanë folë për agjentë, për njerëz që iu kanë shërby ideologjive të caktume, zakonisht jo shumë të vetëdijshëm për misionin që e kanë. Të vetëdijshëm kanë qenë për misionin vetëm urdhërdhënësit e tyre.

Këta janë Mefi, Dimali, Armendi, Mimoza, Martini e të gjithë këta të tjerët, kurse Albini ai që iu rri prapa dhe i përdorë në një moment të caktuar.

Fati jonë i mirë që në këtë moment, nuk janë me Albinin, Visarat, Dugat, e këta, që do të ishte një betejë e vështirë, do t’na ‘shkokërdhonin’ intelektualisht, do të ishte betejë e rëndë dhe e vështirë.

Tashmë kjo është cirk çka po ndodhë.

Është një komedi e madhe.

Fakt është që faturat po vinë më shtrenjtë, nuk po ndreqet ura e Badovcit e rruga për Podujevë, sepse është votu.

Fundi po vjen edhe bashkë me ne do të qeshni edhe ju që e keni votu herën e parë edhe qysh tha Paul Krugman në një kolumne të fundit për NYT, tha ‘mashtruesit lehtësisht mund të vijnë në pushtet, por kur ka demokraci e liri të shprehjes, mashtruesit s’mund të rrinë gjatë në pushtet’.

Ata mund të rrinë vetëm kur ka diktaturë, keqpërdorim të votës, përndryshe iu del boja, iu del rrena.

E harruan aktin terrorist në Ibër Lepenc, iu hynë temave të tjera.

Lajme të ngjashme