“Misionar ideologjik”, “kapela e Leninit”, “qeni topall”, "Mugosha": Sulmet e Haki Abazit ndaj Kurtit - NACIONALE

“Misionar ideologjik”, “kapela e Leninit”, “qeni topall”, "Mugosha": Sulmet e Haki Abazit ndaj Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkrimi është botuar më 12 nëntor të vitit të kaluar, dhe ripostohet në referencë me shkrimin e publikuar nga Haki Abazi në Facebook ku tregoi se ishte dhënë urdhër nga Kurti për shkarkimin e tij por edhe paralajmëroi se do të fliste për disa audio-video inçizime dhe skandale tjera.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, gjatë ditës së djeshme e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook dhe i cili duket se nuk mori vëmendjen e merituar për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Abazi duket se mbeti zemërthyer kur i shkoi për vizitë policit të plagosur në veri të vendit. Por, kësaj here me një konkretësi të befasueshme, ai duket sikur kritikon ashpër Albin Kurtin.

Lexojeni me kujdes paragrafin e mëposhtëm:

“Në dhomën e spitalit, vrimat e policit të plagosur janë dëshmia e trimërisë, vendosmërisë dhe patriotizmit në vepër. Po, në vepër jo në teorinë e kapelës së Leninit as në çantën e varur në krahun e majtë për të tërhequr supin e krahut duke e bindur veten për pazëvendësueshmërinë e species unikale të zbritur nga qielli si misionar ideologjik. Etni e njejtë por mendësi patriarkale e Mugoshës.”

Nuk dihet pse z. Abazi përmend partizanin jugosllav Dushan Mugoshën, që një herë e një kohë, bashkë me Miladin Popoviqin kishte ndihmuar në bashkimin e grupeve komuniste shqiptare.

Në pjesën e mëposhtme, z. Abazi flet edhe për ‘qenin topall’ dhe për gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë kosovare.

“Në oborrin e QKUK kishte shumë vrima nga një kontraktor që po bënte kalime në mes të hapësirës së gjelbër, po asaj pak hapësire të gjelbër që ka mbetur në atë QKUK ku rrinte qeni topall. Aty përball kishte një ndjesi për vrimat që u bënë mbi trupin e nënës dhe foshnjes.”

Duhet të kujtojmë se askush nuk mori përgjegjësi politike për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashit, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në anën tjetër, Qeveria Kurti tash e më shumë se dy muaj vazhdon të funksionojë pa ministër të Shëndetësisë pas dorëheqjes së z. Rifat Latifi.

Por, kritikat e z. Abazi ndaj Qeverisë nuk mbaruan këtu. Me një gjuhë letrare, ai vazhdoi duke folur edhe për mungesën e sigurimeve shëndetësore për këta policë.

“... ndërsa kombibusi i policëve tanë nuk ka bateri dhe ndoshta ajo makinë e blinduar së paku do të vijë si kompensim për mungesën e sigurimit jetësor.” – thotë ai.

Nëse kjo nënkupton se Haki Abazi përfundimisht po e konkretizën kritikën e tij deritash abstrakte ndaj Qeverisë Kurti ose jo, mbetet të shihet.

Abazi ishte hiç më pak se Zëvendës-Kryeministër në Qeverinë Kurti I. Tash, ai është deputet dhe kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme.

Më poshtë keni shkrimin e z. Abazi të titulluar "Në mal pa sëpatë":

Lajme të ngjashme