Mirena: Turp për Kosovën që e lë Policinë në mëshirë të bamirësisë - NACIONALE

Mirena: Turp për Kosovën që e lë Policinë në mëshirë të bamirësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena, ka komentuar postimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u krenua me bisneset private që po e furnizojnë me ushqime Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Mirena e ka konsideruar të turpshëm për Kosovën. që Policinë i lë në mëshirë të bamirësisë.

Marre! Falenderim per kete biznesin privat qe i qon ushqim policeve ne veri, ama eshte marre per shtetin e Kosoves me i lane policet atje ne meshire te lemoshave”, ka shkruar Mirena.

Më tutje ai ka thënë se asnjë shtet funksional nuk do ta pranonte këtë ushqim.

Nese ka shtet funksional nuk do duhej pranuar ky ushqim. Ne nje shtet efikas kur pergaditen fushata dhe aksione te karakterit te sigurise elementi me i rendesishem i ketyre fushatave eshte logjistika, e ketu perfshihet edhe furnizimi i trupave me ushqim”, ka shkruar me tej ai.

Lajme të ngjashme