‘Mirëmëngjesi nga Prishtina’: Abdixhiku publikon foto me Edon Zhegrovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar pamje me futbollistin, Edon Zhegrova.
Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar “Mirëmëngjesi nga Prishtina”.
“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes.” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi nga Prishtina.
Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes.
Prandaj takimet me të janë gjithnjë kënaqësi.
Potenciali që ka, ndërsa, janë aset kombëtar!