Miratohet edhe një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi shkon në pauzë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një marrëveshje ndërkombëtare.
Kuvendi ka votuar për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Pas kësaj, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00.
Për sot janë edhe disa pika tjera të rëndësishme, përfshirë rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për Financimin e Partive Politike.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar marrëveshjen me MCC-në.