"Miqësia" Kurti – Mickovski, Arifi: Kjo afërsi po bëhet për të goditur Ali Ahmetin dhe Vjosa Osmanin
Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, ka komentuar afërsinë e kryeministrit Albin Kurti me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ai ka bërë me dije se kjo afërsi po bëhet për ta goditu liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas tij, këtë “miqësi” do të paguan Kosova.
“Ka shumë ngjashmëri mes afërsisë së Kurtit me Mickovskin dhe asaj që kishte Kurti me Lajçakun në fillim të mandatit të tij. Në atë kohë, Kurti mendonte se afërsia me Lajçakun i shërbente për të goditur rivalët politikë opozitarë, të cilët ishin shprehur kundër emërimit të Lajçakut në pozitën e ndërmjetësit të BE-së. Sot, afërsinë me Mickovskin po përpiqet ta ndërtojë për të goditur Ali Ahmetin e pak edhe Vjosa Osmanin. Nuk e di si do të jetë epilogu i kësaj "miqësie" Kurti-Mickovski, por nga "miqësia" Kurti-Lajçak, i lagur doli Kurti, kurse Kosova paguan çmim për këtë”, ka shkruar Arifi.