Haxhiu reagon pas vendimit për Pantiqin: Akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit
Ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu, ka reaguar sot pas zëvendësimit të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, të ish policit serb Dejan Pantiq, i cili ishte i akuzuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor në veri.
Haxhiu përmes një postimin në Facebook, ka shkruar se kërkesa dhe vendimi për zëvendësimin e masës ndaj Dejan Pantiq, është akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues, përcjell Nacionale.
Ndër të tjera, ministrja Haxhiu ka shkruar se nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak.
“Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak”, ka shkruar Haxhiu.
Ministrja Haxhiu, gjithashtu ka shkruar tutje, se nuk është se ka pasur ndonjë ëndërr që sistemi i drejtësisë do të çlirohet pa reformën në drejtësi por ama të ndodhë edhe kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe diçka që do të ngelet në historinë moderne të Kosovës.
Në vend se institucionet e drejtësisë të mbronin rendin kushtetues e qytetarët, njësoj sikur po angazhohet policia edhe fizikisht në veriun e vendit tonë, këta prej zyrave të tyre marrin vendime aq të dëmshme e të cilat përveç tjerash janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit tone, ka shkruar tutje ajo.