Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Ballkanin mes tensioneve Serbi-Kosovë
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock do të nisë një vizitë në Ballkanin Perëndimor, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Qeveria Gjermane ka kërkuar nga Serbia të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.
“Baerbock do të bisedojë me liderët Serbi dhe Kosovë dhe do të vazhdojë t'u kërkojë të dyja palëve të de-përshkallëzojnë konfliktin në margjinat e një takimi që do të mbahet në Shqipëri të ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor”, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane, transmeton Radio Evropa e Lirw.
Zëdhënësi i Baerbock tha se situata në rajon është shqetësusese.
“Serbia e ka për detyrë të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, tha ai.
