Ministria tha se po i monitoron, por çmimet në qiell: Sa ka shkuar çmimi i naftës sot nëpër pompa?
Çmimi i naftës është tema kryesore sot në botë. Kjo, pasi përfshirja e ShBA-së e Izraelit në konflikt me Iranin, ka shkaktuar rritje enorme të çmimit. Shtetet po ndërmarrin masa me aq fuqi sa kanë, për të kontrolluar fitimet e jashtëligjshme, të furnizuesve të derivatëve, në kurriz të konsumatorëve. Në Kosovë, Ministrja Kusari-Lila u shpreh se nuk mund të merren masa si ulje e akcizës, por se ky institucion do ta monitoroj situatën në terren.
Gazeta Nacionale, këtë të hënë ka dalur në terren, për të parë se sa ka shkuar çmimi aktualisht. Gjatë ditës, çmimi më i lartë i hasur ka qenë 1.79 euro/cent.
AAK propozon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës për naftën
Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ka dorëzuar në Ministrinë e Tregtisë një kërkesë për ndërmarrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike dhe uljen e çmimit të naftës.
Sipas tij, rritja e çmimit të derivateve po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, duke rritur kostot e transportit, prodhimit dhe furnizimit, si dhe duke ulur fuqinë blerëse të qytetarëve.
Në kërkesën e paraqitur, Tahiri ka propozuar katër masa konkrete: uljen e përkohshme të TVSH-së për derivatet, heqjen e akcizës deri në stabilizimin e tregut, krijimin e një taskforce me institucionet dhe akterët relevantë, si dhe sigurimin e rezervave strategjike të naftës përmes marrjes me qira të deponive ekzistuese.