Ministria e Mbrojtjes Gjermane: Angazhimi i KFOR-it i domosdoshëm, do të përforcohet në pranverë - NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes Gjermane: Angazhimi i KFOR-it i domosdoshëm, do të përforcohet në pranverë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kontigjenti gjerman i KFOR-it pritet që të përforcohet në pranverë dhe tani ka drejtim të ri, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes gjermane.

Përmes një komunikate për media, është bërë me dije se si pjesë e rotacionit, tani komandën e kontigjentit gjerman në Kosovë e ka marrë kolonel Sascha Mies.

Komandanti i komandës operacionale, gjeneral lejtnant Bernd Schutt ka thënë se KFOR-i mbetet i domsodshëm për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“Ne do të vazhdojmë të mbesim të përkushtuar me vendosmëri...Jo vetëm se jemi të bindur për rëndësinë strategjike të këtij rajoni në zemër të Evropës, por sepse bashkë ne luftojmë aspiratave kombëtare, dhunën dhe terrorizmin”

Sips njoftimit, pothuajse 300 ushtarë gjermanë do të vendosen në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe stafin mbështetës.

Ai po ashtu përsëriti se gjatë pranverës, pritet që KFOR-i gjerman të përforohet më shumë, duke mbetur një prej misioneve më të mëdha të ushtrisë gjermane.

Në lidhje me këtë, është deklaruar edhe gjeneralmajor Ozkan Ulutas, i cili u shpreh i kënaqur me mbështetjen e vazhdueshme.

“Njoftimet për shpërndarjen e trupave shtesë reflektojnë vendosmërinë e NATO-s për të siguruar që KFOR, duke marrë parasysh tensionet e muajve të fundit, është i pajisur në mënyrë adekuate për të mbështetur mandatin e Kombeve të Bashkuara...Ne do të vazhdojmë përpjekjen për të parandaluar çdo eskalim dhe jemi gati për t’iu përgjigjur çdo sfide.” – ka thënë ai.

Për disa vite, NATO e ka reduktuar prezencën ushtarake në Kosovë. Megjithatë, siç ka thënë gjeneral lejtnant Schutt, për shkak të situatës së sigurisë, misioni ka pasur sfida të reja.

Lajme të ngjashme