Ministria e Kulturës i ndanë RTK-së 750 mijë euro për promovim të vetës, reagon Bajrami: VV po shkel mediat tjera - NACIONALE

Ministria e Kulturës i ndanë RTK-së 750 mijë euro për promovim të vetës, reagon Bajrami: VV po shkel mediat tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit do ta financojë themelimin e një kanali televiziv për të përcjellë ngjarjet e Ministrisë. Kjo ministri ka zotuar 750 mijë euro të Ministrisë së Kulturës, të cilat për tre vjet do t’ia jep Radiotelevizionit të Kosovës që të përcjellë aktivitetet e MKRS-së.

Mirëpo, ndaj kësaj ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se Vetëvendosje po shkel mediat tjera dhe kjo shumë sipas saj po i ndahet televizionit publik pa asnjë procedurë.

RTK-ja e cila me Ligj të Buxhetit për vitin 2023 i ka të sigurta tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë̈ mijë euro (8,960,000 €), paska arritur t’i sigurojë edhe 750 mijë euro të tjera po nga taksat e qytetarëve përmes memorandumit në mes të Hajrullah Çekut dhe Rilind Gërvallës”, - ka shkruar Bajrami, e cila ka radhitur disa problem.

Ajo shkruan se drejtori i ri i RTK-së Rilind Gërvalla dhe ministri Çeku i takojnë të njejtës parti, dhe thotë se me këtë memorandum janë disa probleme.

“RTK ka 4 kanale, të gjitha financohen nga buxheti i shtetit, pse duhet kosto shtesë që një kanal me dediku për një ministri/minister apo qoftë edhe sektor siç është kultura?! A mos është ky fillimi dhe në ditët në vazhdim ministritë tjera të Qeverisë Kurti II do të kërkojnë secila ta kenë nga një kanal privat në kuadër të RTK-së dhe i financojnë pa problem me taksat tona?!”, - pyet ish-ministrja e Arsimit.

Bajrami shton se kur organizatat buxhetore vendosin me pagu diçka kjo duhet të bëhet me procedurë të hapur të prokurimit, ku krejt mediet do të mund të konkurronin në një konkurrencë bazuar në ligji, teksa kujton kohën kur ajo ishte minister dhe në kohen e pandemisë thotë se mësimet transpetoheshin pa pagesë.

“Ju rikujtoj se kur isha ministre e Arsimit, në kohën e pandemisë krejt mësimet në RTK janë transmetuar, pa asnjë cent. As s’ka pasë ofertë nga ana jonë dhe as s'ka pasë kërkesë për pagesë nga ana e RTK-së. Për me tepër RTK-ja na ka ndihmuar me staf dhe kamera edhe ë për t’i xhiruar njësitë mësimore”, - ka thënë Bajrami.

Deputetja opozitare i ka bërë thirrje Komisionit Funksional të Kuvendit që t’i thërrasë në raportim ministrin Çeku dhe drejtorin Gërvalla dhe ky memorandum të shfuqizohet.

Ndërkohë, lidhur me këtë memorandum. arsyetimi i ministrit Çeku ka qenë se mediat nuk po ia mbulojnë aktivitetet dhe sukseset e institucionit që ai udhëheq.

Lajme të ngjashme