Ministri shqiptar në takim me Zelenskin: OSBE-ja mbështet popullin ukrainas - NACIONALE

Ministri shqiptar në takim me Zelenskin: OSBE-ja mbështet popullin ukrainas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kryesusi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Gjatë takimit, Osmani ka shprehur mbështetjen e tij për Qeverinë e Ukrainës, duke theksuar se OSBE-ja mbështet popullin ukrainas dhe përpjekjet e tyre për paqe.

“Impresionuese angazhimi i Presidentit Zelensky për mbrojtjen e popullit ukrainas dhe guximi i tij në ballafaqimin me sfidat dhe pasojat e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës. I bëj thirrje Rusisë që menjëherë t'i japë fund agresionit! OSBE-ja mbështet popullin ukrainas dhe do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën. Kjo mbështetje është e nevojshme për përpjekjet e Ukrainës për të rivendosur paqen dhe për të ndërtuar një të ardhme stabile për qytetarët e saj”, theksoi Osmani.

Osmani, gjithashtu, tha se OSBE-ja ka mekanizma dhe kapacitete për t'i ndihmuar njerëzit në zonat e konfliktit përmes punës në terren.

"Një nga hapat e parë duhet të jetë kthimi i menjëhershëm i një misioni në terren të OSBE-së në Ukrainë. Misioni do të bëjë një ndryshim të madh në terren për të garantuar stabilitet, siguri dhe respektim të të drejtave të njeriut për çdo qytetar", ka thënë Osmani.

Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në Ukrainë është në kuadër të realizimit të njërit prej prioriteteve kryesore të kryesimit të këtij shteti me OSBE-në në vitin 2023, në të cilin fokusi është te njerëzit, që janë të prekur agresioni ushtarak.

Lajme të ngjashme