Ministri Peci iu hyri në objekt, e madje pozoi edhe me plisat e tyre, AAK-ja ia kthen: Mirë se vjen trim - NACIONALE

Ministri Peci iu hyri në objekt, e madje pozoi edhe me plisat e tyre, AAK-ja ia kthen: Mirë se vjen trim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci të premten tha se i kanë rikthyer 600 metra katrorë në hapësirat e një objekti në Lagjën Ulpiana, që kanë qenë në shërbim të këtij institucioni. Pikërisht aty, ndodhen edhe zyret kryesore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Me plisa në duar, që me shumë gjasë janë të zyrtarëve të AAK-së, ministri Peci njoftoi se shpejt do të fillojë procesi i renovimi në këta 600 metra katrorë.

Në prapavijë, vërehej edhe një logo e AAK-së, me fushatën e tyre “100 për qind shtet”.

“Shihemi të hënën! Unë punoj edhe çdo fundjavë por duke qenë se kaloi orari i punës së administratës, shihemi të hënën!” – tha z.Peci.

AAK-ja ia ka kthyer të premtën mbrëma ministrit, duke i thënë se e mirëpresin siç është zakoni.

“Mirë se vjen o trim! Të presim siç është zakoni.” – ka shkruar zyrtari i kësaj partie, Lulzim Blaka.

Lajme të ngjashme