Ministri i Kulturës i quan qyqanë të orkestruar qytetarët e Skenderajt që po protestojnë kundër Kurtit
Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku i ka quajtur qyqanë të orkestruar qytetarët e Skenderajt që po protestojnë kundër Kurtit.
Disa qytetarë janë mbledhur në shnjë proteste ndaj qeverisë Kurti, në ditën kur ky i fundit kishte organizuar tubim zgjedhor aty.
“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje.
Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit.
Politika primitive nuk kalon.” – shkroi Çeku.
Ndryshe, para se Çeku t’i bashkohej vetëvendosjes, kjo parti shquhej për protesta e organizime sikurse kjo sot nga qytetarët në Skenderaj.