Ministri i Jashtëm i Bosnjës arrin në Kosovë, merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka arritur në Kosovë.
Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Konakoviq pritet të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Postimi:
Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.