Ministri i jashtëm grek e telefonon Kurtin, diskutojnë për zhvillimet në veri dhe dialogun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Këtë e ka konfirmuar vetë ministri Dendias, i cili përmes një postimi në Twitter ka thënë se kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për dialogun Beograd-Prishtinë.
“Kam folur sot në telefon me kryeministrin e Kosovës, A.Kurti. Diskutimi u fokusua në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar ministri grek në Twitter.
Ι spoke over the phone today with Kosovar PM, A.Kurti. Discussion focused on recent developments in northern Kosovo & in the Belgrade-Pristina Dialogue. pic.twitter.com/IiXQXjcHyv
— Nikos Dendias (@NikosDendias) January 14, 2023