"Ministre e padijshme, e pa edukatë”: Çfarë tha Besnik Berisha të cilin Albulena Haxhiu do ta padisë? - NACIONALE

"Ministre e padijshme, e pa edukatë”: Çfarë tha Besnik Berisha të cilin Albulena Haxhiu do ta padisë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nasuf Hasani, avokat, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se është angazhuar nga Albulena Haxhiu, për të paditur Besnik Berishën për shkak të deklaratave të tij në Nacionale.

“Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen.” – shkroi Hasani.

Ndryshe, dje z. Besnik Berisha, kishte shpërthyer në akuza ndaj prokurorit Rasim Maloku dhe ministres Haxhiu, të cilën e kishe quajtur të padijshme.

“Nëse një klysh i pushtetit i veshur me petkun e pushtetit, merr udhëzime nga një minister e padijshme, e pa edukuar e dështuar në profesionin e vet, patjeter se arrestohen edhe avokatët. Unë jam arrestu nga një klysh i pushtetit. Për ata që na dëgjojnë e mos me u çuditë ju tregoj kush është Ai është Rasim Maloku. Po ju tregoj se në një seancë e cila ka zgjatë nga ora 19:30 deri në orën 4 pas mesnate, Malokun e kam quajtur ahmak, e që je idiot e i padijshëm, e që ke marrë urdhëra prej pushtetit.” – theksonte ai dje.

Lajme të ngjashme