“Ministër ditën e mirë se na rrina ktu”: Nën përcjellje të policisë me armë të gjata, Sveçla largohet nga kafeneja në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë qëndruar të mërkurën në veri.
Më herët ata u fotografuan në një kafene atje, ku të pranishëm, shihen edhe zyrtarë policorë me armë të gjata.
Ndërkohë, me t’u larguar nga kafeneja, një person i është drejtuar Sveçlës me fjalët:
“Ministër ditën e mirë se na rrina ktu”.