Minatorët e Trepçës paralajmërojnë protestë: Kërkojmë bukën e gojës për vete dhe familjet tona - NACIONALE

Minatorët e Trepçës paralajmërojnë protestë: Kërkojmë bukën e gojës për vete dhe familjet tona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Minatorët e Trepçës kanë bërë të ditur se të enjten, më datë 15.08.2024, do të mbajnë protestë paqësore në Prishtinë pranë Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, minatorët përmes kësaj proteste shprehin pakënaqësitë për padrejtësitë e vazhdueshme në lidhje me mosrealizimin e pagave.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës

Minatoret e Trepces së Kosovës kanë marrë vendim për të organizuar proteste paqesore për shprehjen e paknaqesive, per padrejtesit e vazhdueshme që tashme janë bërë të ditura, pra mosrealizimi i pagave per minatoret e Trepçes për më shumë se dy muaj.

Protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikes së Kosoves, ditën e enjte, me date 15.08.2024 nga ora 12:00.

Marshimi do të filloje nga sheshi Zahir Pajaziti-Prishtine, deri pran objektit të Qeverise së Republikes së Kosoves.

Kjo protest reflekton kërkesen e vetme të minatorëve, e që është pagesa e pagave të papaguar për gati tre muaj.

Ta dini që situata e minatorëve është rënduar tej mase, mosekzekutimi i pagave i ka dërgaur minatorët në një situate krize për ekzistence, andaj si mjet për të kërkuar bukën e gojes për vete dhe familjen e tyre ka mbetur të protestuarit si mjet ligjor dhe demokratik.

Me fat!

Lajme të ngjashme