Milo për planin franko-gjerman: Kosova nuk e ka “luksin” të zgjedh - NACIONALE

Milo për planin franko-gjerman: Kosova nuk e ka “luksin” të zgjedh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka bërë me dije se Kosova duhet ta shoh planin franko-gjerman një hap përpara në procesin e dialogut me Serbinë.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se Kosova nuk e ka luksin për refuzimin e këtij plani.

Sipas tij, ndryshimi i situatave gjeopolitike në Evropë nuk është në favor të Kosovës.

Kosova për fat të keq nuk e ka “luksin” që të zgjedhë. Ndryshimi i situatave gjeopolitike në Evropë e në Ballkanin Perëndimor dhe me këtë rast edhe i interesave dhe i qëndrimeve të aktorëve të mëdhenj ndërkombëtarë nuk e favorizojnë Kosovën. Në Prishtinë duhet të kuptojnë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë synime gjithëpërfshirëse shumë më të gjëra në Ballkanin Perëndimor se sa në Kosovë dhe në emër të tyre ata punojnë që ta afrojnë Serbinë dhe jo ta shtyjnë përfundimisht në prehrin e Rusisë”, ka thënë Mulo.

Ai ka bërë me dije se ky plan nuk është marrëveshje finale.

Që këtej është motivuar edhe lëvizja nga pozicioni i mëparshëm i tyre në projekte të tipit franko-gjerman që njihet si diplomacia hap pas hapi. Jo vetëm Qeveria Kurti, por edhe opozita duhet ta shoh planin franko-gjerman një hap përpara e jo të fundit në rrugën e mundimshme të afirmimit të saj si subjekt i plotë ndërkombëtar. Është pak në raport nga sa pritej e nga sa ishte premtuar, por prapë ka elemente pozitive që duhen shfrytëzuar”, është shprehur Milo.

Lajme të ngjashme