Milazim Krasniqi: Kurti e Osmani morën këshilla të mbrapshta, gati na futën në luftë civile
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka dhënë disa këshilla të cilat do duhej t’i merrnin presidentja Osmani e kryeministri Kurti. Sipas tij të dytë gati sa nuk e futën Kosovën në luftë civile.
Postimi i tij i plotë:
30 korrik 2022, ora 11.45. Kete keshille eshte dashte ta merrnin Albin Kurti e Vjosa Osmani, e jo te merrnin keshilla te mbrapeshta, me te cilat gati na futen ne lufte civile. Ja cka u kam thene!
Nga deklaratat e krerëve të Serbisë, Vuçiqit, Selakoviqit dhe Petkoviqit, mund të nxirren dy hipoteza: e para, ata po duan incidente e konflikte në Kosovë, që ta arsyetojnë formimin e një qeverie me eksponentë fashistë dhe rusofilë. E dyta, mund të kenë marrë ndonjë urdhër nga Putini, që ta rindezin konfliktin në Kosovë. Krerët serbë i kanë planet e veta të errëta, si gjithmonë. Problemi ynë është që qeveria Kurti të mos u futet në skemë nga naiviteti, të cilin kjo qeveri e ka me tepricë. Reduktimi i kontestit kombëtar e gjeopolitik ndërmjet nesh e Serbisë, në problemin e tabelave dhe të letërnjoftimeve, vetvetiu është naivitet.