Mijëra euro shpërblim për shkatërrimin ose kapjen e tankeve Leopard
Kremlini mbështet nismat ruse për të paguar shpërblime për kapjen ose shkatërrimin e armëve të rënda nga vendet e NATO-s në Ukrainë. Këto pagesa speciale mund të nxisin ushtarët, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Sa i përket këtyre tankeve, tashmë kemi thënë se do të digjen, natyrisht, edhe më shumë nëse do të ketë masa të tilla të zgjeruara”, tha Peskov. Gjermania dëshiron të dorëzojë tanket kryesore të betejës Leopard, dhe SHBA tanket e saja të tipit Abrams.
Më parë, guvernatori i rajonit Transbaikalia, Alexander Ossipow, kishte shpallur një bonus prej tre milionë rubla (rreth 40 mijë euro) për çdo tank gjerman ose amerikan të kapur në Ukrainë. Peskov tha se propozime të tilla kanë bërë edhe biznesmenët rusë.
Kjo dëshmon për unitetin në Rusi për të arritur qëllimet e luftës në Ukrainë. /Nacionale/