Mihali përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale - NACIONALE

Mihali përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka përfunduar intervistimin nga ana e Prokurorisë Speciale. Në këtë intervistë, sipas njoftimit të PS-së, Mihali ka shkuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

Pas daljes nga prokuroria, Mihali tha se është këtu për të ndihmuar Prokurorinë Speciale.

Prokuroria ka theksuar se Mihali është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

“Njoftim për media nga Prokuroria Speciale

Prishtinë, 20 shtator 2024 –

Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim” – thuhej në njoftim.

Lajm në përditësim.

Lajme të ngjashme