Mihali e VV-së me konspiracione: Shumë ua ka qejfi ta shihni Qeverinë Kurti të dorëzuar para Serbisë - NACIONALE

Mihali e VV-së me konspiracione: Shumë ua ka qejfi ta shihni Qeverinë Kurti të dorëzuar para Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar situatën politike. Ajo përsëri ka zgjedhur një gjuhë të çuditshme, madje është shërbyer me konspiracione.

Zonja Mihali shkroi se shumë ua ka qejfi ta shohin Qeverinë Kurti të dorëzuar para Serbisë së Vuçiqit. Tutje një nga njerëzit më të fuqishëm në LVV theksoi se po ashtu dëshirohet që Qeveria Kurti të jetë e izoluar.

Por zonja Mihali nuk ka treguar se kush janë personat që dëshirojnë ta shohin të dorëzuar e pa aleat Kurtin. Natyrisht, zor se ka të tillë, andaj zonja Mihali ka zgjedhur të mos përmend me emra specifikisht personat me “qejfe” të tilla.

Postimi i plotë:

Shumë ua ka qejfi të na e shohin qeverinë Kurti të dorëzuar para Serbisë së Vuçiçit. Po ashtu shumë ua ka qejfi ta shohin qeverinë të izoluar e vetmuar nga aleatët perëndimorë.

Po nuk po ndodh as e para as e dyta.

Çka me i quajt këta? Patriotë me gjasë.

Pikërisht këto 'qejfe' në mes të situatës më të rëndë gjeopolitike në Evropë, në mes të luftës e krizave.

Lajme të ngjashme