Mihali e VV-së i reagon Edi Ramës: Mbase heshtja e tij do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës
Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Dejona Mihali, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për deklaratën e tij se “KFOR-i duhe ta marrë nën kontroll veriun”.
Mihali ka thënë se heshtja e Ramës do të ishte ndihma më e madhe që do t’ia bënte në këto momente Kosovës.
Ajo ka thënë se vetë Serbia e kërkon këtë gjë.
Shkrimi i Mihalit:
Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës.
Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën.
