Miftaraj: Nuk lejohet votimi me votë të fshehtë në këtë fazë, qasja e VV-së arbitrare - NACIONALE

Miftaraj: Nuk lejohet votimi me votë të fshehtë në këtë fazë, qasja e VV-së arbitrare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftraj, ka bërë me dije se në këtë fazë nuk lejohet votimi i fshehtë për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se kryesuesi i seancës konstituive nuk mund të dalë jashtë skenarit të sekretaritit të Kuvendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se kjo qasje e VV-së është arbitrare.

“Nuk lejohet votimi me votë të fshehtë në këtë fazë. Kryesuesi nuk ka të drejtë të dal jashtë skenarit të Sekretariatit të Kuvendit. Kjo qasje është arbirtrare dhe nuk do të duhej të ndodhte”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme