Miftaraj: KPK-ja s`ka ndërmarr asnjë hap për të filluar procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit - NACIONALE

Miftaraj: KPK-ja s`ka ndërmarr asnjë hap për të filluar procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se përkundër kërkesës së ndërkombëtareve, ky këshill ende nuk e ka filluar procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se sistemi prokurorial është peng i interesave të ngushta.

“Sa eshte e interesuar opozita me ra qeveria, me shume interes si duket ka edhe sistemi prokuroral, ne pritje te kalkulimeve politike per te vazhduar me procesin e pozites se Kryeprokurorit te Shtetit. Keshilli Prokurorial i Kosoves perkunder kerkeses se partnereve nderkombetare dhe organizatave jo-qeveritare ende nuk ka ndermarr asnje veprim per te filluar me procesin e perzgjedhjes se Kryeprokurorit te Shtetit. Sistemi prokurorial ende eshte peng interesave brenda Keshillit prokurorial dhe disa prokuroreve per te cilet me i rendesishem eshte nje sistem i deshtuar se sa nje sistem prokurorial i pavarur dhe qe mbron Kushtetuten dhe ligjin ne Kosove”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka shprehur dyshime se ky sistem mund të bëjë dallavere edhe në konkursin për rekrutimin e prokurorëve të rinj, i cili është duke u zhvilluar.

“Sidoqofte, per momentin ky sistem eshte duke udhehequr nje proces te emerimit te prokuroreve te rinj, ku si gjithnje ne kete proces me te suksesshmit do te jene djemte dhe vajzat e prokuroreve qe sot e kane marr peng sistemin prokurorial, per te vazhduar edhe me grate, familjaret, miqte dhe dostat e tyre. Vettingu qe spo vjen po iu jep mundesi ketij sistemi te vazhdoj me mendesine e vjeter, korporatizem, pandeshkueshmeri, mungese meritokracie”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme