Miftaraj: Amerika një gabim e ka bë mbrëmë që nuk i ka kërkuar qeverisë rritje të pagave për policët - NACIONALE

Miftaraj: Amerika një gabim e ka bë mbrëmë që nuk i ka kërkuar qeverisë rritje të pagave për policët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj ka thënë Amerika është dashur që t’i bëjë kërkësë qeverisë për rritjen e pagave për policët krahas kërkesës për shtyrjen e zbatimit të reciprociteti.

Miftaraj shkruan se nuk është normale që policët me u nis për front të luftës pa asnjë siguri dhe mbështetje shtetërore.

Shkrimi i plotë i z. Miftaraj:

Amerika një gabim e ka ba mbramë. Përveq kërkesës për me shty zbatimin e vendimit për një muaj ka qenë mirë me kërku nga qeveria e Kosovës që deri me 1 shtator me marr masa per me fillu proceduren e rritjes se pagave per police, si dhe fillimin e procedurave per sigurim shendetesor dhe sigurim jetesor.

Nuk eshte normale polici mu nis ne front te luftes, pa pas asnje siguri ose mbeshtetje shteterore. Kur polici po plagoset apo po vdes ne krye te detyres, po mbushen rrjetet sociale me thirrje per ndihme financiare me sheru jashte shtetit ose me ndihmu financiarisht familjen e te njejtit.

Ne po e dojme policine tone vetem me fjale! Ne jemi krenar me policine tone vetem kur nisen per veri.

Lajme të ngjashme