“Mercenarë jeni ju krejt”, aktivisti që tentoi ta pengonte protestën, shau gazetarët
Disa aktivist të partisë në pushtet provuan të pengonin protestën e sotme të gazetarëve në Prishtinë kundër pezullimit të licencës së biznesit të mediumit Klan Kosova.
Derisa gazetari i Nacionales Vullnet Krasniqi po raportonte nga vendi i ngjarjes, e pyeti njërin nga protestuesit, se cili ishte qëllimi i tij, që po e pengonte protestën e gazetarëve. Ky aktivist iu drejtua Krasniqit e gazetarëve të tjerë, me fjalët, “Mercenarë jeni ju krejt”
Ndryshe, kjo gjuhë e rrezikshme kundër gazetarëve, është instaluar tash e sa kohë nga pushteti aktual. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, hiq më pak se Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i quajti “pjesë të luftës hibride të Serbisë kundër Kosovës”, gazetarët.