Mehmetaj: S’ka shprehje më anti-shqiptare se ajo e VV-së, ky vend është shkatërru që 20 vjet - NACIONALE

Mehmetaj: S’ka shprehje më anti-shqiptare se ajo e VV-së, ky vend është shkatërru që 20 vjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj duke folur për deklaratat e aktorit Enver Petrovci, ka thënë se asnjë frazë nuk është më anti-shqiptare e pro-serbe se ajo “ky vend është shkatërru qe 20 vjet”, e prodhuar nga Lëivzja Vetëvendosje.

Mehmetaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo frazë tenton prodhimin enjë të pavërtete historike që kinse Serbia e ka zhvilluar Kosovën dhe më pas erdhën në pushtet shqiptarët dhe e shkatërruan”.

“Kjo frazë përveç se tenton prodhimin e një të pavërtete historike që kinse Serbia e paska zhvilluar Kosovën dhe më pas erdhën në pushtet shqiptarët dhe e shkatërruan, ajo gjithashtu i bën zgjatim propagandës fashiste serbe se shqiptarët nuk dinë vetë të mbajnë shtet dhe institucione.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se përderisa Petrovci është zë individual, VV-ja është sistem i organizuar.

“Derisa këta si Petrovci janë zëra individualë që vajtojnë fatin personal, Lëvizja Vetëvendosje me “ky vend është shkatërru qe 20 vjet” është sistem i organizuar anti-shqiptar që e vazhdon tregimin e popave serbë se shqiptarët s’janë as në nivelin minimal të civilizimit për të ndërtuar diçka vetë, madje shkatërrojnë, sepse “janë njerëz me bisht.” – ka thënë ai.

Në fund, Mehmetaj është shprehur se sipas tij, “vota për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje është veprim anti-shqiptar dhe pro serb”.

Çka tha Petrovci?

Gjatë një interviste në emisionin Shoë i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK, aktori Enver Petrovci ka fyer rëndë ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teksa ka folur me terma superlativë për kryeministrin e Kosovës Ablin Kurti, Petrovci me një gjuhë përçmuese tha se “këta të tjerët lufta i ka bërë”, duke shtuar se pa luftë do të ishin “do mësuesa do badigarda”.

“Këta të tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrë gjë s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurrë gjë s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, – ka thënë Petrovci.

Lajme të ngjashme