Mehmetaj kthen bisedën e para 1 viti: Kusari-Lila thoshte se Radoiçiqi e Veselinoviq janë njerëz të respektuar
Gazetari Lirim Mehmetaj ka ripublikuar një pjesë të bisedës së Kusari-Lilës me Slavko Simiq para një viti.
Aty Simiq i thoshte se “Radoiçiqi e Veselinoviqi janë njerëz të respektuar”. Kusari-Lila ishte përgjigjur: “E di Slavko”.
Për këtë, Mehmetaj ka thënë se këta persona të VV-së, janë bashkëpunëtorë të kriminelëve.
Postimi pa ndërhyrje:
Sllavko Simiç: “Përsëri po ta them, se (Radojiçiç dhe Veselinoviç) janë biznesmenë dhe njerëz familjarë që janë të respektuar, që nuk kanë asnjë njollë as në karrierrë...”.
Mimoza Kusari-Lila: “E di Sllavko...”.
Veç ndaluni pak edhe mendojeni.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje po thotë që “e di” se Radojiçiç-i dhe Veselinoviç-i janë biznesmenë të respektuar pa asnjë njollë.
Për Vetëvendosjen, kur nuk ka përpara media dhe është në ambiente private, kryekriminelët Radojiçiç dhe Veselinoviç janë njerëz të respektuar pa njolla.
Kjo zonja që përfaqëson aty Albin Kurtin e di se në momentin kur po i thotë Sllvko që ata janë njerëz të respektuar pa njolla, Radojiçiç është me fletarrest nga shteti i Kosovës për përfshirje në vrasje, por aq i bën.
Saktësisht në këtë kohë, kur për Vetëvendosjen Radojiçiç-i është njeri i respektuar pa njolla, në publik akuzohen të tjerët se kanë bashkëpunim me Radojiçiç-in.
Çka me iu thanë më tepër për këto hiena, për këta bashkëpunëtorë të kriminelëve?