Mehmetaj: Çfarë ngulje klasike, Kurti nuk i beson Osmanit sa u beson institucioneve maqedonase
Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka komentuar dallimet e Kurti dhe Osmani në qëndrime rreth incidentit të presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
Mehmetaj e ka cilësuar si “ngulje klasike” të Kurtit ndaj Osmanit, pasi Kurti tha se po pret raportin e institucioneve maqedonase dhe jo deklaratës së Presidencës së Kosovës.
“Pra, Kurti nuk i beson Osmanit, sa u beson institucioneve atje.” – ka shkruar ndër të tjera Mehmetaj.
Kliko KETU për të kuptuar dallimet e Kurtit me Osmanin për incidentin në Aeroportin e Shkupit.
Shkrimi i tij:
Çfarë ngulje klasike Kurti Osmanit
Albin Kurtin e pyetën në konferencë për media në Maqedoni të Veriut për rastin e Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, por tha se po e pret të shoh çfarë ka ndodhur pas raportit të institucioneve maqedonase.
Në anën tjetër, Vjosa Osmani me deklaratë të gjatë e stërholluar ka shpjeguar krejt çfarë ka ndodhur.
Kurtit kjo s’i ka mjaftuar, po pret raport nga institucionet e shtetit tjetër.
Pra, Kurti nuk i beson Osmanit, sa u beson institucioneve atje.
Partneritet se jo mahi.