Mehaj takohet me Abott, flasin për mundësinë e mbështetjes financiare nga qeveria britanike - NACIONALE

Mehaj takohet me Abott, flasin për mundësinë e mbështetjes financiare nga qeveria britanike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me Ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abott, ku kanë diskutuar rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ofruar ndihmën e saj për ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë.

Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ofruar ndihmën e saj të pakursyer në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë, përmes ofrimit të trajnimit për ushtarët, shkollimit për oficer përkrah ushtrisë britanike dhe investimit në projekte të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes. Në kuadër të këtij bashkëpunimi sot takova Ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abott, me të cilin diskutuam rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t'i realizojmë në të ardhmen.” – ka shkruar ai.

Tutje ministri Mehaj ka thënë se gjithmonë mbesim të përkushtuar në bashkëpunim të ngushtë me shtetet partnere.

Mbesim të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere me qëllim të ngritjes së infrastrukturës së nevojshme për ushtrinë e shtetit tonë.” – ka shkruar Mehaj.

Lajme të ngjashme