Mehaj poston foto se si ushtarët e FSK-së e festuan Pavarësinë në Turqi - NACIONALE

Mehaj poston foto se si ushtarët e FSK-së e festuan Pavarësinë në Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një kontingjent me ushtar i FSK-së ka disa ditë që po qëndron në Turqi pas tërmetit shkatërrues që goditi këtë shtet me 6 shkurt.

Si rrjedhojë edhe përvjetori i shtetësisë së Kosovës i gjeti në detyrë ushtarët e FSK-së.

Ata bashkë me ushtarët turq, në mënyrë simbolike e shënuan këtë datë.

E disa foto të këtij momenti i ka shpërndarë edhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t'u uruar Ditën e Pavarësisë. Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë. Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirëm,”- ka shkruar Mehaj.

Lajme të ngjashme