Mehaj përkujton heroin e kombit Isa Boletinin: Si pasardhës të tij e kemi obligim të punojmë pa u ndalur
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar heroin e kombit, Isa Boletinin në ditëlindjen e tij.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar populli ynë ishte me fat të kishte atdhetar të shquar, udhëheqës të lëvizjeve për çlirim dhe bashkim kombëtar siç ishte, Isa Boletini.
“Më 15 janar 1864 u lind heroi i kombit, Isa Boletini. Populli ynë ishte me fat të kishte atdhetar të shquar, udhëheqës të lëvizjeve për çlirim dhe bashkim kombëtar siç ishte, Isa Boletini.” – ka shkruar Mehaj.
Ministri i Mbrojtjes ndër të tjera ka thënë se si pasardhës të tij, e kemi për obligim të punojmë pa u ndalur në forcimin e atdheut tonë.
“Jeta e tij ishte e lidhur pandashëm me atdheun ndaj të cilit ishte besnik, dashurinë për kombin e gjejmë në fjalët e tij: "Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!". Si pasardhës të tij, ne kemi obligim të punojmë pa u ndalur në forcimin e atdheut tonë, duke ndjekur gjithmonë rrugën e tij dhe duke qenë shërbtorë të kombit tonë.” – ka përfunduar Mehaj.
