“Mega skandal, dorëheqja s’mjafton”: Opozita kërkon llogari nga Kurti e Hajdari për aferën e vajit
Dje u publikua një aferë e re e pushtetit, në të cilën përfshihet Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari. Në aferën e publikuar nga gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, flitet për pagesën prej 300 mijë euro për vajin nga Polonia, i destinuar për rezerva shtetërore, i cili vaj nuk ka ardh ende. Pas publikimit të këtij skandali, kanë reaguar deputetët e partive opozitare.
E para që reagoi ishte Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e cila përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se dorëheqja nuk mjafton pas këtij skandali. Deputetja e LDK-së ka kërkuar që organet e drejtësisë të nisin hetimin për këtë aferë të vajit.
“Pra, janë dhënë mijëra euro në emër të rezervave shtetërore në një adresë fiktive e malli nuk është marrë. Dorëheqja nuk mjafton pas këtij skandali. Ftoj institucionet e drejtësisë të marrin masa të shpejta për ta ndriçuar këtë rast.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Tutje, zonja Krasniqi ka shkruar se skandalet në këtë qeveri janë bërë pjesë e përditshme.
“Skandalet në këtë qeveri janë bërë pjesë e përditshme e punës së ministrave, dobët shumë.” – ka përfunduar deputetja e LDK-së.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, duke shkruar në faqen e tij në Facebook, e cilësoi aferën e vajit si mega skandal me rezervat shtetërore.
"Njëherë skandali me tentim mbylljen e mediumit Klan Kosova, tash mega skandali me rezervat shtetërore 😳! Rozetë moj Rozetë… tik tak 💣!" - shkroi ai.
Deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu, ironizoi me aferën e fundit të Qevërisë Kurti.
“Njëherë skandali me tentim mbylljen e mediumit Klan Kosova, tash mega skandali me rezervat shtetërore! Rozetë moj Rozetë… tik tak!” – ka shkruar Lushtaku, transmeton Nacionale.
“Vaji n’tepsi po, ama n’Poloni. S’paska mrri në Kosovë kurrë.
Mbi 300 mijë euro të qytetarëve të shpenzuara për rezerva shtetërore, sheqer e vaj, të “avulluara”.
Rozetë, a ke diçka me thanë?” – shkroi.
Ironik u tregua edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka pyetur retorikisht “a ju nxonën prapë a?”
Ai tutje ka irnozuar duke thënë “jo more ju në bukë e në kryp bani be, nuk vjedhni”
Ndërsa zonja Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, kërkoi llogari direkt nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas saj, ministrja Hajdari është e pafuqishme, po aq sa e paditur.
“Rozeta nuk ka faj. Ajo është e pafuqishme po aq sa e pa ditur.
Kryeministër, ku mbeti vaji?” – e pyeti Çitaku Kurtin.

