Deputet Bajqinovci i VV-së e quan Borrellin “Vorreli” - NACIONALE

Deputet Bajqinovci i VV-së e quan Borrellin “Vorreli”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mefail Bajqinovci, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti, ka bërë një status të shkurtër pak më parë.

Ai ka postuar një fotografi të Joseph Borrellit, shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, duke shkruar një mbishkrim të çuditshëm.

“Vorreli” ishte mbishkrimi që z.Bajqinovci zgjodhi ta bëjë mbi fotografinë bardh e zi të z.Borrellit.

Kutjojmë se që nga dje Lëvizja Vetëvendosje dhe përkrahësit e saj kanë filluar një fushatë sulmesh ndaj Borrellit, i cili e kritikoi Kurtin për refuzimin e marrëveshjes për targat.

Ndryshe Kurti ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë për të shtyrë 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes për ngasësit e veturave me targa ilegale serbe.

Lajme të ngjashme