Mediumi serb publikon një letër: Pretendohet se Kurti ka kushtëzuar vizitën e patriarkut Porfirije me 'dënimin' e barrikadave
Mediumi serb “Kosovo-Online” ka publikuar një letër, për të cilën pretendohet se është ajo që Qeveria e Kosovës e ka nisur përmes Zyrtarit Ndërlidhës nga Prishtina për t’i refuzuar vizitën kreut të Kishës Ortodokse Serbe, partiarkut Porfirije.
Sipas raportimit të këtij mediumi, pretendohet se kryeministri Kurti e ka kushtëzuar vizitën me dënimin e “Strukturave kriminale në veri” dhe “barrikadave”.
“Në lidhje me kërkesën për vizitën e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe në Republikën e Kosovës, të paralajmëruar për datat 26-28 dhjetor 2022, ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës është në dijeni se Kisha Ortodokse ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në ofrimin e mbështetjes për grupet kriminale që kanë vendosur barrikada ditët e fundit në veri të Republikës së Kosovës për më shumë se 16 ditë.” – thuhet në këtë letër, që pretendohet se është dërguar nga Qeveria e Kosovës.
Në fund, thuhet se Qeveria, pret që Kisha Ortodokse Serbe të dënojë akte të tilla, si parakusht për miratimin e kërkesës për vizitë.
Vlen të theksohet, se patriarkut Porfirije iu refuzua vitia në Kosovë në Patrikanën e Pejës, ku pritej të merrte pjesë për ditën e Krishtëlindjes.
