Mediumi gjerman: Vuçiq është në presion nga ShBA, njohja e Kosovës e paimagjinueshme - NACIONALE

Mediumi gjerman: Vuçiq është në presion nga ShBA, njohja e Kosovës e paimagjinueshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka një kohë të gjatë që po ngjall reagime në mediet ndërkombëtare. Së fundmi, mediumi shtetëror ARD, ka shkruar një artikull, ku ka komentuar zhvillimet e djeshmë në Serbi, e që ishte një ditë në të cilën u shpërfaqën edhe një herë qëndrimet e ashpra e nacionaliste karshi Kosovës. Në raportimin e mediumi gjerman ARD për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Serbisë, theksohet se Vuçiq është në presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fakt, mediumi gjerman ka interpretuar situatën e krijuar në Kuvendin e Serbisë, e ku pati edhe tensione, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raportonte për dialogun me Kosovës e planin franko-gjerman.

Sipas mediumit gjerman, nuk ndodh aq shpesh të kritikohet publikisht presidenti serb, duke shtuar se ai ka stil të sundimit autoritar.

Nuk ndodh shpesh që presidenti i Serbisë kritikohet me zë të lartë. Aleksandar Vuçiq, stili i sundimit të të cilit ka tipare autokratike. Mirëpo, pas një ndryshimi befasues kursi për çështjen e Kosovës, këtë të enjte në Kuvendi e kanë fyer duke e quajtur tradhtar.” – shkruan gazeta.

Gazeta përmend edhe presionet e jashtme, si ato amerikane, por edhe duartrokitjet gjata.

“Duartrokitje për presidentin dëgjoheshin vazhdimisht nga radhët e partisë në pushtet, por kjo nuk mund të fshihte faktin se Vuçiq ishte nën presion të madh. Ky presion vjen nga jashtë. Një ditë përpara se presidenti të shpjegonte politikën e tij në parlament, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e thirri atë. SHBA kërkon zbutjen përfundimtare të situatës në Ballkan. – theksohet në shkrim,raporton Danas.

Në raportin relativisht të gjatë, mediumi gjerman ARD shkruan për rrymat e ashpra nacionaliste në Serbi, të cilat sipas tyre e bëjnë të paimagjinueshme njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb.

Fakti që nacionalistë të shumtë tani po bëjnë thirrje për tradhti ka të bëjë me historinë e Serbisë, por edhe me vetë Vuçiqin. Ai vjen nga një lëvizje nacionaliste dhe toleron demonstratat në mbështetje të luftës së Putinit kundër Ukrainës. Shefi i tij i ri i shërbimit sekret është një mik i deklaruar i Rusisë. Përveç kësaj, Vuçiq nuk i mbështet sanksionet kundër Rusisë. Kjo nuk shkon së bashku me afrimin drejt BE-së. Në Serbi konsiderohet se Kosova për të cilën u diskutua në parlament është një krahinë e shkëputur. Slogani “Kosova është Serbi” është shkruar në disa mbikalime mbi autostradë në afërsi të Beogradit. Prandaj, për Serbinë me mendje nacionaliste, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme. Ndërsa presidenti po fliste në parlament, një zotëri i moshuar në rrugë tha se pa Kosovën Serbia do të humbiste identitetin e saj.” – shkruan mediumi gjerman ARD.

Ndryshe, kujtojmë që në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Serbisë pati edhe eskalim të situatës, gjersa në një moment deputetët e opozitës iu vërsulen Vuçiqit, duke krijuar një tollovi të përkohshme në seancë.

Natyrisht, në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe. Aty përveç Goran Rakiqit, ish-ministër në Qeverinë e Kosovës e kryetar i kësaj partie, u pa edhe i shumëpërfoluri Milan Radoiçiq, njeriu që është në listën e zezë të ShBA-së. Vuçiq zgjodhi pikërisht ta përmendte me emër serbin nga Gjakova, duke theksuar se ai ishte akuzuar nga autoritetet shqiptare, por që më pastaj ishte liruar nga akuzat.

“Milan Radoiçiq po ulet atje, i cili u akuzua, autoritet shqiptare e akuzuan atë, tërhoqen akuzat, por kjo ka qenë e mjaftueshme për ta deklaruar atë si vrasës, sepse e duan ashtu.” – citohet të ketë thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme