"Mediat të jenë në gjendje të punojë pa dhunë dhe frikësim", ambasada e SHBA-së dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka dënuar sot valën e vazhdueshme të sulmeve që synojnë gazetarët në veri të Kosovës.
Në një reagim të postuar në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, Ambasada e SHBA-së në Kosovë tha se "dënon sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës".
Ambasada nënvizoi nevojën urgjente që mediat të kryejnë punën e tyre pa frikë nga dhuna apo frikësimi.
"Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sot. Ne përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim", - thuhet në reagim.
We condemn the continued attacks on journalists in northern Kosovo, including today. We reiterate our call for media to be able to work free from violence and intimidation. https://t.co/cJi1LB4IZg
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 16, 2023
Kontekst: Gazetarët kosovarë që raportojnë nga veriu po përballen me një sërë sulmesh fizike nga bandat kriminale serbe të vendosura në pjesën veriore të vendit. Këto sulme kanë ngritur shqetësime dhe reagime vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga atje.