Mediat në Shqipëri: Janë ndalur dy të dyshuar për vrasjen në Top Channel - NACIONALE

Mediat në Shqipëri: Janë ndalur dy të dyshuar për vrasjen në Top Channel

1 vit më parë

nga NACIONALE

Janë ndaluar në Vlorë, 2 persona nga Shkodra lidhur me të shtënat me armë drejt Top Channel.

Ata kanë qenë duke lëvizur me makinë pas ngjarjes dhe ndalimi është kryer pas një pike kontrolli.

Për dy personat nga grupi hetimor nuk u përjashtua mundësia që të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Kështu raportojnë mediat në Shqipëri si Klan, Ora News dhe të tjera.

Për të shuar këtë dyshim një grup hetimor është nisur në Vlorë për t’i shoqëruar drejt Tiranës këto dy persona me qëllim marrjen në pyetje.

Lajme të ngjashme