Mediat gjermane: Dështimi i Kurtit e fut Kosovën në pasiguri politike - NACIONALE

Mediat gjermane: Dështimi i Kurtit e fut Kosovën në pasiguri politike

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas dështimit të Albin Kurtit për të formuar qeverinë, gazeta gjermane Berliner Zeitung shkruan se Kosova po hyn në një fazë të re pasigurie politike, duke e cilësuar situatën si “simptomë të një krize më të thellë.” Sipas saj, për më shumë se nëntë muaj “bllokadat institucionale dhe grindjet partiake e kanë paralizuar vendin”, ndërsa qëndrimi i pakompromis i Kurtit e ka bërë Vetëvendosjen “forcë të fortë, por të paaftë për koalicione", raportoi Deutsche Welle.

Gazeta vëren se “humbja e besimit të aleatëve dhe mbyllja e dialogut strategjik nga Uashingtoni” rrezikon ekonominë e brishtë të Kosovës, ku “papunësia e lartë dhe largimi i rinisë mbeten sfida serioze.

Edhe Frankfurter Rundschau paralajmëron se kriza “po vonon vendime kyçe si buxheti i vitit 2026 dhe ndihmat e BE-së,” ndërsa *taz* shkruan se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse nuk gjendet shumica parlamentare.

Sipas KNA dhe Der Standard, vendi mbetet pa qeveri më shumë se tetë muaj pas zgjedhjeve, me fronte politike “të ashpërsuara” dhe rrezik real për një tjetër proces zgjedhor.

Lajme të ngjashme