Media serbe spekulon: Britanikët po e trimërojnë Kurtin, prandaj vendosi kushte për Asociacionin - NACIONALE

Media serbe spekulon: Britanikët po e trimërojnë Kurtin, prandaj vendosi kushte për Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi serb i afërt me regjimin e Vuçiqit, “Novosti” ka shkruar në lidhje me Asociacionin duke thënë se Kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti ka vendosur që ta kushtëzojë atë, pasi sipas tyre “britanikët nga hija po e trimërojnë” atë.

Siç shkruhet në artikullin e këtij mediumi, është Britania e Madhe bashkë me shtetet e Quint-it nuk kanë insistuar që Kosova ta zbatojë Asociacionin.

Në të njëjtin artikull citohet emisari britanik Sir Stuart Peach, i cili ka thënë se “marrëveshjet e dala nga Brukseli duhet të zbatohen nga Kosova dhe Serbia, por se ato s’duhet të pengojnë arritjen e marrëveshjeve të reja”.

Me sa duket i ngopur me këtë qëndrim, Kurti ka vazhduar ta varrosë Marrëveshjen e Brukselit në Kuvend, të enjten”, thekson ky artikull.

Një tjetër pikë që përmendet në këtë artikull është edhe mosreagimi i ndërkombëtarëve ndaj gjashtë kushteve që vendosi Kurti në lidhje me Asociacionin.

Pretendohet se SHBA-ja dhe Brukseli tanimë kanë filluar që të aplikojnë “masa ndëshkuese” ndaj Kosovës, si pasojë e refuzimit të Asociacionit.

Sipas tyre, kjo masë ndëshkuese është ndërprerja e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Këtë deklaratë e ka bërë edhe edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq, pas kthimit të tij nga Washingtoni.

Në një prononcim për Tv Pink, ai pati thënë se nga vendet e Quint-it, përveç Britanisë së Madhe, i kanë rekomanduar të gjitha vendeve të tjera që të “përmbahen nga pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës derisa të shihet zhvillimi i mëtejshëm i situatës”.

Lajme të ngjashme