Media ruse për vizitën e Biden: Ne mund ta vrisnim atë, por kjo do të "ishte e tepërt"
Zyrtarët rusë dhe media shtetërore raportuan për vizitën e Bidenit në Ukrainë dhe deklaruan se ai po "i drejton gjërat" gjithsesi, gjë që përshtatet me narrativën e Kremlinit se qeveria e Zelenskyt është në të vërtetë një kukull e autoriteteve amerikane.
Gjatë emisionit shumë të ndjekur "60 Minuta", të ftuarit u pyetën nëse Rusia garantonte sigurinë e presidentit dhe nëse po, pse?
Korrespondentja e Sky News në Moskë, Diana Magnay, raportoi se një nga të ftuarit në emision u përgjigj: Ne mund ta kishim vrarë Bidenin, por kjo do të ishte shumë, shkruan Sky News.

Sergei Markov, një ish-këshilltar i Putinit, i tha Sky News se Rusia nuk u përpoq të vriste presidentin amerikan sepse nuk donte një luftë bërthamore. /Nacionale/